Të hënen në orën 9.59, Presidenti Meta në parlament

Këshilltari për mediat i presidentit Meta, Tedi Blushi ka konfirmuar edhe njëherë tjetër praninë e kreut të shtetit në Komisionin Hetimor parlamentar për shkarkimin e tij, ditën e hënë.

Ja postimi i Blushit: 

Të dashur kolegë gazetarë që vazhdoni të më pyesni nëse do të shkojë apo jo Presidenti Meta në Parlament.

Ju konfirmoj me përgjegjshmëri maksimale se:

Ditën e hënë, Presidenti Meta në ora 09:59 do të jetë në Parlament.