Neymar mund ta mbyllë karrierën te ky ekip

Neymar do të largohet nga PSG vetëm nëse paga e tij dhe çmimi i kërkuar do të ulen, sipas presidentit të La Ligas, Javier Tebas.

Sulmuesi brazilian ka qenë i lidhur me një rikthim në La Liga para mbylljes së merkatos së verës, me Barcelonën dhe Real Madridin të interesuara për shërbimet e tij.

“Është gjithmonë e rëndësishme të kesh asete të mira për të rritur vlerën e ligës, por ai nuk është thelbësor”, është përgjigjur Tebas, në pyetjen nëse rikthimi i Neymar do të ishte diçka e mirë për futbollin spanjoll.

“Nëse Neymar vjen, mirë. Nëse nuk vjen, unë nuk e shoh atë thelbësor, sepse ne po vazhdojmë të rritemi. Problemi i mos kthimit tani te Barcelona, ka të bëjë me largimin e tij te PSG. Ishte një transferim jashtë tregut, ishte e mundur të ndodhte vetëm me kurthe. Kur e bën këtë jashtë tregut, është e pamundur ta shesësh përsëri me këtë çmim. Në këtë treg, Neymar do ta mbyllë karrierën te PSG, nëse kërkohet ajo pagë dhe ai çmim”.