Kualifikueset ‘EURO 2020’, sfidat e sotme. Gjermani-Holandë, klasikja që nuk duhet humbur

Sot do të luhen disa prej ndeshjeve në grupe të vlefshme për eliminatoret “EURO 2020”.

Gjermania dhe Holanda bëhen gati për t’u përballur për herë të katërt në harkun e 11 muajve të fundit, këtë radhë në orën 20:45 në “Volksparkstadion” të Hamburgut.

Skoci-Rusi apo Sllovaki-Kroaci, janë ndeshje mjaft interesante që do të zhvillohen sot.

Në tabelën e mëposhtme mund të shihni sfidat dhe oraret e takimeve të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian të vitit të ardhshëm.