Përplasja me armë në Prishtinë, edhe 2 të plagosurit në gjendje kritike

Pasditen e djeshme, Kosova u përballë me një ngjarje tragjike. Në Prishtinë, konkretisht në lagjen “Mati 1”, pati një përplasje me armë mes dy familjeve, ku dy persona mbeten të vrarë dhe dy të tjerë të plagosur rëndë.

Mediet raportojnë se gjendja shëndetësore e dy personave të plagosur është shumë e rëndë. Këto detaje janë dhënë nga zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

“Janë në mjekimin intensiv qendror në gjendje të rëndë, nën përkujdesje intensive të stafit mjekësor”, ka thënë Fazilu.

Motivet e konfliktit thuhet se janë për çështje pronësore dhe janë përfshirë familjet Mehmeti dhe Rafuna. Deri tani janë arrestuar tre persona.