VIDEO/ Pronari i Interit paska talent si këngëtar, shihni sa bukur këndon në gjuhën kineze

Si një këngëtar i vërtetë, pronari i grupit Suning, Zhgang Xhindong, i cili zotëron edhe klubin e Interit, ka dhuruar një shfaqje të vërtetë.

Teksa gjendej në Kinë për eventin “Summer Gala 2019”, 56-vjeçari ka dalë në mesin e skenës, duke performuar i vetëm një këngë në gjuhën kineze, e cila po ndiqej nga një numër i madh fansash.

Biznesmeni, pasuria e të cilit llogaritet në miliarda euro, mori duartrokitjet e të pranishmëve pas performancës së tij, ndërsa video ku ai këndon është bërë virale edhe në Itali.