Mancini flet pas ndeshjes: Kartoni i kuq i Armenve na penalizoi

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, dha një intervistë pas ndeshjes me Armeninë, të cilën azurrët e fituan me rezultatin 3-1.

Ndeshja për italianët ishte e vështirë pavarësisht rezultatit të takimit.

Skuadra e Mancini pati epërsinë numerikë në fushë për 45 minuta, pasi armenët u ndëshkuan me karton të kuq, por sipas trajnerit italian, kjo gjë penalizoi kombëtaren e tij.

“Në një mënyrë, kartoni i kuq na penalizoi, pasi Armenia u fokusua vetëm në mbrojtje me 10 lojtarë dhe nuk la hapësira” ka thënë fillimisht Mancini.

“Nëse ata do të kishin 11, ata do të dilnin më shumë përpara” ishin fjalët e trajnerit të Italisë.

Italia ndeshjen e radhës e luan pa shërbimet e Marco Verratti, i cili u ndëshkua me karton të verdhë për herë të tretë në pesë ndeshje kualifikuese.