Tërmeti i fuqishëm që shkundi jugun e vendit/ Ja çfarë thotë IGJEUM

Lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar rreth pasditen e sotme në jug të vendit.

Bazuar në informacionet paraprake të IGJEUM, më datën 05.09.2019, ora 19:47 është rregjistruar një tërmet, 4. 2  balle shkalla rihter në koordinatat 40.09 veri dhe 18.72 lindje, 2.7 km nga Himara, 15 km në det.

Lëkundjet e tokës kanë shkaktuar panik te qytetarët, të cilët janë larguar nga banesat e tyre dhe kanë dalë në ambiente të hapura. 

Aktualisht nuk raportohen dëme në njerëz dhe materiale. /Syri.net