Masakra me të vrarë dhe të plagosur, arrestohet i dyshuari i tretë

Policia e Prishtinës ka arrestuar personin e tretë të dyshuar në lidhjen me vrasjen e ndodhur ditën e sotme në kryeqytetin kosovar në lagjen e Spitalit.

Ai do të mbahet i ndaluar për 48 orë deri në sqarimin e rrethanave se si është gjendur i plagosur me një plumb.

Deri më tani është sqaruar se konflikti ka qenë midis pjesëtarëve të familjes Rafuna dhe Mehmeti.

Ndërkohë që viktima e dytë e atentatit është një pjesëtar i familjes Rafuna.

Konflikti në mes të familjes Mehmeti dhe Rafuna besohet se është ashpërsuar kohë e fundiy, ku edhe para 10 ditëve kanë pasur konflikt midis dy familjeve. .

Lajmin për të ndaluarin e tretë e ka bërë të ditur, prokurori i rastit Ilaz Beqiri.