VIDEO/ 'Mos shikoni si idiotë'! I huaji kërkon ndihmë për të plagosurit në Prishtinë

Një përplasje me armë zjarri në Prishtinë ka shkaktuar deri tani 2 të vdekur dhe dy të plagpsur në gjendje të rëndë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjjen "Muharrem Fejza", pranë spitalit të qytetit, ku shkak dyshohet se ka qenë një konflikt pronësie.

Por një detaj ka tërhequr vëmendjen nga kjo ngjarje.

Një i huaj është parë duke e ndihmuar njërin prej të plagosurve.

Në videon e mëposhtme shihet se si vetëm një person që fliste anglisht u ka shkuar në ndihmë.

“Mos u bëni budallenj, më sillni diçka për ta ndihmuar, më sillni një bluzë mos shikoni si idiotë, ejani ta ndihmojmë”, dëgjohet duke thënë ai.

Aty dëgjohet duke thirrur disa herë ndihmë në gjuhën angleze, por askush nuk shkon për ndihmë nga qytetarët.