Përplaset nga kamioni, turisti përfundon në spital

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë pranë qytetit të Përrenjasit.

Sipas informacioneve paraprake, një kamion ka përplasur një turist që ishte duke lëvizur me motor.

Ai ka marrë plagë të lehta dhe është duke marrë ndihmën e parë në spitalin e Librazhdit, jashtë rrezikut për jetën.