Oliver Giroud flet mbi situatën te Chelesa

Nuk luajti në ndeshjen e fundit që skuadra e tij Chelsea zhvillojë ndaj Sheffield United. Por kjo nuk përbën problem për Oliver Giroud.

Francezi në një intervistë për “RMC Sport” u shpreh se lënia jasht nuk e shqetëson pasi do të ketë mundësi të shumtë për të luajtur me Chelsean.

“ Më duhet të jap më të mirën time. Në klubet e mëdha ka një konkurrencë të fortë. Fillova me Super Kupën e Europës, por më pas trajneri vendosi që ti jap një shans Tammy Abraham, ai zhvillojë një paraqitje”.

“Është mirë të kesh zëvendësues, pasi Premier League është shumë e gjatë dhe e vështirë, është dhe FA, Kupa e Ligës dhe Liga e Kampionëve. Nuk shqetësohem, do të ketë shumë mundësi për të luajtur. Do të jem aty i gatshëm për ekipin tim për të performuar”, përfundoi Giroud.