Ja kush është 28-vjeçari shqiptar që goditi 12 herë me thikë partneren moldave

Një shqiptar është arrestuar ditën e djeshme në Abruzzo të Italisë pasi ka goditur 12 herë me thikë në bark dhe pjesë të tjera të trupit partneren e tij moldave..

Mes 28-vjeçarit shqiptar Roland Bushi dhe 33-vjeçares moldave sipas medieve italiane dyshohet se kishte një romancë, ndërsa pas sherrit i riu e qëlloi mizorisht me thikë duke e plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e gruas, e cila jetonte me motrën dhe nënën.

Gruaja 33-vjeçare nga Moldavia ka marrë plagë nëpër trup dhe po kurohet në spital.

Shqiptari duhet të përballet tashmë me akuzën e 'tentativës për vrasjes'.