Largim nga TV Klan? Kallaku flet për ofertën: Do e shqyrtoj pasi…

Aktori i njohur i humorit, Bes Kallaku nuk i ka ende të qarta idetë se si do të paraqitet në të ardhmen tek publiku i gjerë. I ftuar në emisionin “Rreze Dielli”, Kallaku ka folur rreth ofertës që i ka bërë televizioni Klan, për të qenë figurë e pranishme në të.

Ai është shprehur se momentalisht është i përkushtuar ndaj filmit “Falco”, që pritet të nxjerrë së shpejti, dhe se do ta shqyrtojë ofertën pasi komedia të dalë në kinema.

“Duke qenë se jam i përkushtuar ndaj filmit, dua që aktualisht të më shkojë siç duhet kjo lloj pune. Pastaj ofertën e Klanit jam akoma duke e menduar, jam në bisedime. S’kam pasur oferta të tjera. Unë dua të nxjerr filmin si fillim dhe pastaj do shqyrtoj çdo lloj telefonate. Nëse do qendroj në televizion po jo, apo do merrem me kinematografinë”-është shprehur Bes Kallaku.