Bien temperaturat, priten shira dhe rrebeshe në mesdite

4 shtator 2019  moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare dhe rreshje  shiu të izlolura në formën e rrebesheve në mesditë.

Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi  i forcës 4-5 me lartësi vale 0,5–1,5  metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie .

Temperaturat min dhe max: 

Zonat  malore   15/27°C 

Zonat e  ulëta    18/33°C

Zonat  bregdetare  22/29°C

RTSH/ Meteorologe: Rezarta Xhakollari