VIDEO/ Qeni i bën gjëmën shqiptarit, ja si e zbulon ku e ka fshehur drogën në makinë

Një shqiptar që po transportonte me makinën e tij 15 kg kanabis, të cilën e kishte fshehur në sediljen e pasme të mjetit, është zbuluar nga qeni antidrogë i policisë gjatë kontrollit të ushtruar.

Siç shikohet edhe nga video qeni gërvisht me thonj pjesën e pasme të sedijes duke i drejtuar policët drejt vendit ku ishte fshehur lënda narkotike.

Droga u kap të shtunën e kaluar nga oficerët e njësisë së drogës, ndërkohë që qeni i quajtur ‘Avra’ është i trajnuar posaçërisht për zbulimin e lëndës narkotike.

Shqiptari 22 vjeçar e kishte ndarë drogën në 14 pako, me peshë me peshë totale 15 kg e 500 gram.