Rrahin barbarisht qytetarin dhe më pas i djegin shtëpinë/ Arrestohet shqiptari 43-vjeçar dhe greku

Një shqiptar 43-vjeçar dhe një 23-vjeçar grek kanë dhunuar barbarisht një shtetas grek.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në Koropi. Të dy personat ishin konfrontuar me një banor të zonës, ndërsa arsyet nuk dihen ende.

Më pas ata e kishin rrahur dhe i kishin vënë zjarrin shtëpisë para se të largoheshin nga vendi i ngjarjes.

Pasi autorët ishin larguar i plagosuri kishte shkuar në komisariat dhe raportoi ngjarjen.

Pas kontrolleve policia bëri të mundur lokalizimin e dy autorëve dhe më pas arrestimin e tyre.

Policia gjeti dhe sekuestroi 2 pako që përmbanin nga 13 gramë heroinë, 2 fidanë kanabis, 45 fishekë gjuetie, 6.715 euro trafik lëndësh narkotike, 2 telefona celularë dhe 16 celularë.