FOTO-EMRI/ Humb betejën me vdekjen pas një lufte të gjatë, ndahet nga jeta ish-komisari

Është ndarë nga jeta ish-komisari Elvis Kalamishi. Ai humbi jetën pas një lufte të gjatë operacionesh.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka dhënë Shoqata e Punonjësve të Policisë në lirim.

“Me hidhërim mësuam largimin prej nesh të kolegut tonë të nderuar, komisar Elvis Kalimishi. Një koleg i përkushtuar dhe njeri dinjitoz humbi betejën me vdekjen pas një lufte të gjatë operacionesh. Shprehim ngushëllimet më të thella familjes, të afërmve dhe kolegëve të Organizatës së Policisë.

I përjetshëm qoftë kujtimi i Komisar Elvis Kalamishi”, shkruhet në mesazhin e ngushëllimit.