VIDEO/ Prej 4 dekadash shndërron çdo objekt në një vegël muzikore

Ken Butler, 70 vjeç, nga Brooklyn, Nju Jork, ka bërë mbi 400 nga krijimet e pazakonta të veglave muzikore nga sendet e përditshme dhe të pazakonta.

Ndërsa punonte si artist, ai filloi të njohë ngjashmëritë midis formës së skeletit njerëzor dhe asaj të një kitare.

Kjo do ta shtynte atë të merrte një sëpatë e mjete të tjera të përditshmërisë duke kuptuar se mund të shndërroheshin në violinë ose mjete të tjera muzikore.

Që atëherë ka punuar përmes një grupi të panumërt të sendeve që mund të shndërrohen në një kitarë, violinë dhe piano.

Nga përvoja e tij 41 vjeçare, ai mund të shndërrojë një çekiç në violinë brenda një ore dhe për artikujt më të komplikuar që përfshin një piano deri në një muaj të plotë.

Me kalimin e viteve ai është quajtur "muzikanti i plehrave" për riciklimin dhe ribërjen e sendeve të hedhura nga të tjerët ose që i janë dhënë.

“Gjërat që unë zgjedh kanë parametrin që të ketë tela të bashkangjitur, ato janë të lehta, të lëvizshme dhe funksionuese.

Ai mund të shndërrojë thuajse çdo lloj objekti duke filluar nga një lugë, një rrotë biçiklete etj në një instrument muzikor.

Marrë nga: catersnewsews.com-Përgatiti: F.H, Syri.net