Prishtina gjen zëvendësuesin e Mirel Josës, është trajner i njohur

Prishtina shkarkoi nga stoli i skuadrës, Mirel Josën, pas rezultateve jo të mira dhe menjëherë ka gjetur zëvendësuesin e tij.

Bylbyl Sokoli do të jetë ai që do të zërë vendin e Josës.  Siç raporton “KTV”, Sokoli është takuar gjatë ditës me drejtuesit e Prishtinës dhe kanë arritur marrëveshjen. Nënshkrimi i kontratës pritet të bëhet sot, në mbrëmje.

Vlen për t’u theksuar se Sokoli ka qenë më parë trajner i Prishtinës dhe kjo do të jetë hera e dytë që do të drejtojë këtë skuadër.