Si asnjëherë më parë / Emisioni i Rudinës vjen me një ndryshim të madh

Ditën e djeshme emisioni "Rudina", nisi sezonin e ri televiziv e këtë vit shënon sezonin e 10 të transmetimit.

Me të nisur emisioni, Rudina zbuloi ndryshimin e madh që do të ketë "Rudina" këtë sezon.

Emisioni "Rudina" tani do ta ndiqni jo pesë, por gjashtë ditë në ekran, nga e hëna në të shtunë duke lënë vetëm të dielën pa transmetim.

"Ju ftoj të na ndiqni nga e hëna në të shtunë këtë sezon. Kemi një ndryshim dhe risi të bukur këtë vit. Do të jemi shumë më gjatë me njëri-tjetrin", tha Rudina.

Moderatorja gjithashtu kujtoi në këtë sezon të 10, nisjen e programit të saj i cili në fillim mbante emrin "Takimi i pasdites" dhe u shpreh mirënjohëse për publikun që e ndjek këtë emision çdo pasdite.