Përplasen autobusët, 15 të vdekur, 22 të plagosur

Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në një autostradë në Sudan.

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe 22 të tjerë janë plagosur si pasojë e përplasjes së dy autobusëve.

Sipas policisë raportohet se aksidenti ndodhi pasi njëri nga autobusët tentoi të parakalojë me një shpejtësi të madhe. Ai u përplas me autobusin tjetër që po vinte nga korsia e kundërt.

Aksidentet rrugore janë të zakonshme në Sudan, kjo për shkak të infrastrukturës jo të mirë rrugore, por edhe për shkak të mos zbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor.