Modelja që u bë e famshme në Instagram prej ngjyrës së lëkurës

Ajo e quan veten ‘Goddess Melaniin’ , por vite para se Khoudia Diop të festonte për lëkurën e saj të errët, modelja 19-vjeçare luftoi me ngacmimet mbi fytyrën e saj dhe pamjen e saj.

Sot, nuk është vetëm aseti i saj i krenarisë, ajo e ka bërë atë një sensacion brenda një nate në mediat sociale.

Pas një bashkëpunimi me ‘Vajzat me ngjyrë’ në një fushatë të fundit për të promovuar diversitetin, imazhet e Diop u kthyen në virale në internet. 

Si një modele me kohë të plotë, e cila e bëri sfilatën e saj të parë në Paris para se të transferohej në Nju Jork, fama e papritur në internet e saj shkoi nga 300 në 350,000 ndjekës në Instagram brenda disa ditësh, është ndoshta një shenjë shpresëdhënëse për një industri shpesh të kritikuar për mungesë diversiteti.

Vetëm rreth një e katërta e grave që mbështesin ngjarjet më të mëdha të industrisë përfshirë Javën e Modës në Nju Jork janë modele me ngjyrë, sipas një raporti të diversitetit nga The Fashion Spot.

Diop flet për CNN Style në lidhje me turpin e trupit dhe racizmin që ajo përjetoi si fëmijë, dhe diskuton sesi këto çështje e kanë ndihmuar në formimin e saj si njeri dhe pse jo edhe si modele.

Khoudia Diop: Edhe pse fytyra ime është mjaft e zakonshme në Senegal dhe shumë pjesë të Afrikës, unë u përfola për lëkurën time të errët.

Duke u ngacmuar dhe duke humbur vlerësimin tim për veten, përfundimisht më frymëzuan që të jem një version më i mirë i vetvetes.

Kam mësuar të gjej gjëra përmes së cilave e dua veten time dhe kështu t'i festoj ato.

Marrë nga: cnn.com-Përgatiti: F.H, Syri.net