FOTO/ Shpërthejnë ‘memet’ pas transferimit të Icardit te PSG

Pas transferimit të Mauro Icardit tek Interi, kanë vërshuar në rrjetet sociale, edhe “memet”, për një nga “telenovelat” e kësaj merkatoje vere, që zgjati deri në minutat e fundit të saj.

Tifozët e Interit të gëzuar për largimin e argjentinasit, ashtu si drejtori Marota, janë disa nga imazhet që sheh kudo nga tifozët italianë.

Por, nuk mungon as thirrja e Wand Narës, ku tifozët shprehen ironikisht me fjalët e saj, se Icardi është larguar për vetëm 1 vit në huazim, e nga sezoni tjetër do e kenë sërish në Milano.