Hajdari e nis 'mbarë' Parlamentin. Dy gafa në pak minuta: Do përçajmë gjithë Shqipërinë. Kush e zgjodhi Pjetrinin

Deputetja Rudina Hajdari e ka nisur "mbarë" sesionin e ri parlamentar. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, duke folur për çështjen "Pjetri" në Shkodër,. bëri garën e rradhës.

Hajdari ngatërroi emrin e kandidatit të PS, ndërsa vazhdoi fjalimin pa e vënë re gabimin e saj.

“Nuk mund të flisni për këtë gjë kur keni zgjedhur kandidatë si Pjetrini në Shkodër. Më thoni pse ju merreni me shkaqet, me pasojat dhe jo me shkaqet. Nëse ju i konsideroni një fitore të madhe dhe triumf zgjedhjet e 30-qershorit, nuk di se çfarë të them për kandidatët që zgjidhni", tha Hajdari.

Por nuk mbaron me kaq.

Më tej ajo lëshoi jë tjetër perlë nga ta sajat kur deklaroi se ata do vijojnë ta përçajnë Shqipërinë.

“Ne do të vijojmë që të përçajmë të gjithë Shqipërinë. Ne do të vijojmë që grupi demokrat të vizitojë të gjithë Shqipërinë dhe të vizitojë çdo fshat ku do të prezantojë platformën dhe të tregojmë alternativnë e mirë për një Shqipëri më të mirë", u shpreh ndër të tjera Hajdari.