2 kg kokainë në shtëpi/ Arrestohet shqiptari në Itali

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane ditën e djeshme, në rrugën Via Pisanelli. 

I arrestuari është shtetasi me iniciale D.A., i cili u ndalua për kontroll teksa ishte duke udhëtuar drejt Via Beccaria.

Kur hapi kroskotin e makinës për të nxjerrë letërnjoftimin, ai u tregua i pakujdeshëm. Brenda kroskotit ai mori çantën dhe pakuptuar i dolën dy paketime të vogla në formë “guralecësh”.

Kjo rriti dyshimet tek oficerët e policisë, të cilët vijuan kontrollin në shtëpinë e shqiptarit, ku gjetën dhe sekuestruan 2 kilogramë kokainë.