Orët e fundit të merkatos, Barça i thotë ‘PO’ largimit një tjetër lojtari!

Rafinha është larguar nga skuadra e Barcelonës.

Pak orë nga mbyllja e merkatos, lojtari brazilian ka vendosur që t’i bashkohet Celtas, në formë huazimi, për një sezon.

Celta do t’i paguajë Barcelonës rreth 1.5 milionë euro për shërbimet e mesfushorit .

Emri i Rafinha lidhej edhe me një kalim të mundshëm tek Valencia, por Celta finalizoi gjithçka, duke iu përshtatur kushteve të kampionëve të La Liga.