FOTO/ Makina del jashtë rruge, përfundon në kopsht, plagosen dy persona

Dy persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti të ndodhur në orët e pasdites në aksin Elbasan-Librazhd

Siç shikohet edhe nga fotot, makina ka dalë jashtë rrugës duke kaluar edhe mbajtëset e rrugës për të përfunduar në një kopësht.

Dy të lënduarit janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Elbasanit

Ndërkohë që mendohet se shkak për aksidentin të jetë bërë shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë, për shkak të reshjeve të fundit që kanë përfshirë vendin.