Gati për plazh? Edhe shtatori nis me temperatura të larta

E dielë, 1 shtator 2019

RESHJET

Nesër (e diel, dt.01) priten reshje të dobëta në qarqet Elbasan dhe Vlorë, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje lokalisht të dobëta, kryesisht në zonat malore dhe ato pranë tyre (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e diel, dt.01) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 22 / 31 °C

në vendet e ulëta: 21 / 33 °C

në vendet malore: 15 / 29 °C.

ERA

Nesër (e diel, dt.01) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.