Ndërron jetë në spital turistja e aksidentuar në Elbasan
Turistja 31 vjeçare izraelite Michel Nin, e aksidentuar ditën e djeshme në Elbasan, ka ndërruar jetë në spital. Ajo u përplas nga një automjet, kur ishte në motorr me burrin. Policia ka arrestuar shoferin e makinës që e aksidentoi si dhe burrin e saj.
Sipas burimeve të policisë, janë vendosur në pranga shoferi F.M 30 vjeç si dhe burri i saj Nimrod Shwarts.
Një mjet tip "Toyota" me drejtues shtetasin me iniciale F. P., është përplasur me mjetin tip "Audi", me drejtues shtetasin me iniciale B.U., të dy banues në Elbasan.
Në përplasje është përfshirë dhe motoçikleta tip "Honda" që drejtohej nga shtetasi izraelit me iniciale N.S.
Dy turistët fillimisht u dërguan në spitalin e Elbasanit dhe më pas u transportuan drejt spitalit të Traumës, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Më poshtë janë pamjet nga vendngjarja, pak çaste pas aksidentit, ku shihet se si turisti izraelit ka përfunduar poshtë makinës, ndërsa qytetarë kalimtarë janë përpjekur ti japin ndihmën e parë.
Njoftimi i policisë
Elbasan
Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme , në lagjen "Emin Matraxhiu", Elbasan, mjeti tip "Toyota" është përplasur me motoçikletën tip "Honda". Në këtë përplasje u përfshi edhe një mjet tjetër tip "Audi" dhe për pasojë u dëmtuan drejtuesi dhe pasagjeria e motoçikletës, ku shtetasia M.N., 31 vjeçe, ndëroi jetë në spital, ndërsa drejtuesi i motoçikletës është jashtë rrezikut për jetën, ju informojmë se: Specialistët për Qarkullimin Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit:F.M., 30 vjeç, banues në Elbasan dhe N.S., 42 vjeç, banues në Zefat, Izrael. Materialet hetimore në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale " Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor".