E premte, temperaturat do të mbeten të larta

30 Gusht 2019 moti do të dominohet nga me kthjellimet, në mesditë do të shfaqen  vranësira  të pakta në relievet malore dhe ato pranë tyre. Era do të jetë e lehtë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi maksimale  6 m/sek në bregdet. Valëzimi  i forcës 2 me lartësi vale 0,3–0,5  metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë larta.

Temperaturat min dhe max: 

Zonat  malore   16/33°C 

Zonat e  ulëta    18/37°C

Zonat  bregdetare  22/34°C

RTSH/ Meteorologe: Rezarta Xhakollari