Temperatura konstante dhe reshje në disa qarqe/ Ja ç'rezervon moti për nesër

E premte, 30 gusht 2019

RESHJET

Nesër (e premte, dt.30) priten reshje të dobëta në qarqet Elbasan dhe Berat, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje lokalisht të dobëta, kryesisht në zonat malore dhe ato pranë tyre (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e premte, dt.30) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 22 / 33 °C

në vendet e ulëta: 21 / 36 °C

në vendet malore: 15 / 30 °C.

ERA

Nesër (e premte, dt.30) era pritet të fryjë e lehtë, ndërsa në bregdet deri mesatare.

ZJARRET NË PYJE 

Nesër (e premte, dt.30) pritet rrezik “I LARTË’’ në qarkun e Fierit dhe rrezik “I MODERUAR’’ në qarqet e tjerë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në disa qarqe pritet rrezik “I LARTË’’ vetëm në zona të kufizuara, konkretisht në qarqet: Shkodër (Jug-Perëndim), Kukës (Lindje), Lezhë (Perëndim), Durrës (Perëndim), Tiranë (Jug-Perëndim), Elbasani (Perëndim), Berat (Perëndim), Korçë (Lindje), Vlorë (Jug) dhe Gjirokastër (Jug).