Temperatura të larta dhe reshje në disa qarqe/ Ja çfarë rezervon moti për nesër

E enjte, 29 gusht 2019

RESHJET

Nesër (e enjte, dt.29) priten reshje lokalisht të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Korçë ndërsa në qarqet e tjera nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e enjte, dt.29) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 23 / 32 °C

në vendet e ulëta: 22 / 36 °C

në vendet malore: 15 / 30 °C.

ERA

Nesër (e enjte, dt.29) era pritet të fryjë e lehtë, ndërsa në bregdet deri mesatare.