", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO /Momente prekëse, shihni si reagon vajza kur takon prindërit pas rrëmbimit

Ajo ishte duke fjetur në shtratin e saj të ngrohtë, në momentin kur dora e një burri e rrëmben dhe e largon nga aty.

Personazhi i historisë quhet Rebecca Lewis, e cila u rrëmbye nga shtrati i saj nga një njeri, por më pas u gjet në Tenesi dhe iu kthye prindërve të saj e pa lënduar.

Video që do të shihni më poshtë në fakt tregon momentet mjaft prekëse dhe emocionuese të rikthimit të vogëlushes Rebecca në krahët e prindërve të saj ndërsa ajo i përqafon plot dashuri në ambientet e aeroportit.

Rebecca është gjetur në Spitalin Memorial Baptist në Memphis pas një alarmi për rrëmbimin e saj, ndërsa policia ka mundur të arrestojë edhe rrëmbyesin, West Wild Hogs, 31 vjeç, mik i vjetër i familjes Lewis.