VIDEO/ Të rinjtë zhvillojnë 'sindromën e ujkut' pas marrjes së këtij ilaçi në Spanjë

Gjashtëmbëdhjetë të rinj kanë zhvilluar 'sindromën ujku' pasi morën ilaçe të kontaminuara në Spanjë.

Ata kanë pësuar rritje të flokëve në të gjithë trupin e tyre por jo vetëm edhe në fytyrë.

Agjensia Spanjolle për ilaçe dhe produkte shëndetësore urdhëroi që disa tufa nga Farma-Quimica Sur SL, një kompani farmaceutike me seli në Malaga, të hiqen nga qarkullimi më 11 korrik.

Burime shëndetësore i thanë El Pais  se u vu re se kur fëmijët ndaluan marrjen e këtyre ilaçeve rritja e flokëve të tyre u zbeh.

Prindërit janë këshilluar të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse fëmijës së tyre i është dhënë formula dhe të kontrollojnë në farmacinë e tyre nëse kanë blerë një ilaç të dëmshëm si ai.

Tre raporte të tjera u bënë në fillim të këtij muaji dhe një grup tjetër i ilaçit Farma-Quimica Sur u tërhoq nga raftet e farmacisë.

Zyrtarët besojnë se mjekimi mund të ketë prekur deri në 30 farmaci andaluziane dhe më shumë se 50 dyqane të drogës.

Farma-Quimica Sur e ka pezulluar licencën e saj dhe nuk mund të prodhojë, importojë ose shpërndajë më këtë ilaç.

Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net