VIDEO/ Lidhja e pazakontë nënë e bir, si e rriti ajo djalin pa këmbë dhe krahë

Lidhja midis artistes Alison Lapper dhe djalit të saj Parys ishte e jashtëzakonshme.

'Ai u vendos në gjoksin tim në momentin kur lindi dhe unë mund ta prekja me shpatull. Ishte një ndjenjë e mahnitshme, 'tha ajo, në një intervistë, vetëm disa javë pas lindjes së tij.

"Njerëzit gjithmonë flasin për dashurinë që kanë për fëmijën e tyre dhe që dallon nga çdo gjë tjetër dhe unë më në fund e kuptova çfarë donin të thoshin".

Alison i dha gji djalit të saj për dhjetë muaj, mësoi të ndryshojë veshjet dhe pamersat e tij me këmbët e saj, dhe madje (kur ai ishte akoma i vogël) arriti ta ngrinte peshë me dhëmbët e saj.

Jo në gjendje të kapte djalin e saj për dore, zëri i Alison ishte mjeti i saj për të mbrojtur atë nga rreziqet.

Që para lindjes së tij, Parys ishte në sytë e publikut për shkak të skulpturës me mermer të Marc Quinn dedikuar nënës së tij Alison ë momentin kur ajo ishte 7 muajsh shtatzënë, dhe që edhe pse ngjalli shumë polemika u ekspozua në sheshin Trafalgar nga viti 2005 deri në fund të vitit 2007.

Ndaj edhe djali i saj Parys i cili humbi tragjikisht jetën në moshën 19 vjeçare do të mbetet përherë i mishëruar në skulpturën e nënës së tij shtatzënë.

Po ashtu Parys ishte edhe pjesë e një dokumentari të përvitshëm dedikuar fëmijëve të cilët rriteshin në rrethana të veçanta dhe filmoheshin deri sa mbushnin 20 vjeç por Parys është i pari në këto filmime që humb jetën në moshën 19 vjeçare.

Marrë nga: dailymail.co.uk-Përgatiti: F.H, Syri.net