Detajet/ Arrihet marrëveshja, Alexis Sanchez është lojtar i Interit

Aventurës së Alexis Sanchez tek skuadra e Manchester United i ka ardhur fundi.

Anësori kilian ka arritur marrëveshje me Interin në formë huazimi me të drejtë blerjen e kartonit sezonin e ardhshëm.

Alexis Sanchez do të kalojë si huazim në Serie A, ku klubi zikaltër do paguajë 5 milionë euro dhe gjysmën e pagës, ka konfirmuar eksperti i transferimeve Agjenti Edward.

Sanchez aktualisht fiton 500 mijë euro te Manchester United, ndërsa po ashtu fiton edhe 80 mijë euro në çdo ndeshje që starton, kjo situatë po i shkakton probleme financiare skuadrës britanike.

Interi nuk ka rënë dakord që të paguajë rrogën e lartë të kilianit, prandaj “Djajtë e Kuq” do të paguajnë pjesën më të madhe të pagës, ndërsa italianët do të shpenzojnë vetëm 5 milionë euro.

Interi ka bërë lëvizje për Sanchez pas huazimit të Joao Mario te Lokomotiv Moska.