Jo vetëm Correa, Milani po interesohet për talentin e Juventusit

Milani e nisi keq sezonin e ri në Serie A.

Kuqezinjtë humbën me rezultatin 1-0 sfidën hapëse kundër Udinezes, në “Dacia Arena”.

Sulmuesi i Atleticos, Angel Correa, është një prej lojtarëve më të kërkuar nga Milani në këtë merkato, por argjentinasi nuk është lojtari i vetëm që drejtuesit po punojnë ta sjellin në “San Siro”.

Sipas asaj që shkruan “Sky Sports Italia”, 7 herë kampionët e Europës kanë nisur kontaktet me Juventusin për mbrojtësin, Merih Demiral.

Thuhet se kuqezinjtë janë të  gatshëm të ofrojnë 35 milionë euro për 21-vjeçarin dhe kampionët e Italisë po punojnë të largojnë një nga lojtarët e tyre në repartin e mbipopulluar.