VIDEO/ Djali i Messit feston ‘gabimisht’ golin e Betis, shikoni çfarë i bën Suarez!

Djali i Lionel Messit, Mateo, për disa momente e tradhtoi babanë e tij, gjatë fitores së Barcelonës me rezultatin 5-2 kundër Real Betisit në “Camp Nou”.

Ishte momenti kur Nabil Fekiri kaloi në avantazh Real Betis-in, 3-vjeçari Mateo, u kap nga kamerat duke ngritur krahët e tij lart për ta festuar këtë gol, shkruan SYRI.net.

Por i menjëhershëm ishte reagimi i Suarezit i cili ishte krah Messit qorton vogëlueshin duke i bërë thirrje që të mbështesë Barcelonën.

Në video shihet se Suarezi paralajmëron Mateon, duke bërë shaka, ndërsa të pranishmit "shpërthejnë" në të qeshura.