FOTO/ 17-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në shinat e trenit. Emri

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e shtunë, ku një 17 vjeçar është gjetur i vdekur në shinat e trenit në qytetin Thun të Kantonit të Bernës, Zvicër.

Policia nuk e identifikoi menjëherë viktimën, por më vonë familja konfirmoi se bëhete fjalë për 17 vjeçarin Leon (Lulzim) Sahiti, me prejardhje nga Peja.

Në rrjetet sociale të afërmit e shqiptarit kanë shprehur dhimbjen e madhe për këtë vdekje tragjike. Mbi bazë të dhënave të deritashme, policia konsideron se bëhet fjalë për një vdekje aksidentale.