VIDEO/ Lëvizja ‘magjike’ e 16-vjeçarit që turpëroi keq ‘yllin’ e Barcelonës

Ansu Fati është bërë pjesë e historisë së Barcelonës, pasi debutimi i tij në La Liga erdhi në moshën 16 vjeç, nëntë muaj e 25 ditë.

Por për të ardhur deri te debutimi me katalanasit, Anssumane Fati duhej të merrte leje nga prindërit e tij për të luajtur kjo për shkak të rregullave të La Ligas që nuk lejon lojtarët e mitur pa pëlqimin e një prindi.

Talenti nga Guiena Bissau iu bashkua skuadrës së parë të Barcelonës shkaku i dëmtimeve të Lionel Messit, Ousmane Dembeles dhe Luis Suarezit.

Fati aktualisht ka filluar të stërvitet me skuadrën e parë të kampionëve të La Liga-së, ndërsa Ivan Rakitic do ta mbajë mend gjatë këtë emër.

Lëvizja "magjike" në stërvitje e talentit 16-vjeçar turpëroi keq mesfushorin kroat.