Zjarri përfshin një banesë pranë shtëpisë muze të Kongresit të Lushnjes

Një banesë përdhese në qendër të Lushnjes është përfshirë mëngjesin e sotëm nga zjarri. Banesa ndodhet pranë shtëpisë Muze të Kongresit të Lushnjes.

Shërbimi zjarrfikës ka mbërritur menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundur në kohë rekord izolimin e flakëve në banesë dhe duke mos lejuar përhapjen e tij.

Megjithatë ndërhyrja e tyre nuk ka qenë e lehtë, ata ankohen për mungesën e rrugëve në lagje.