Dybala transferohet tek PSG-ja, vetëm nëse ndodh kjo gjë!

Paulo Dybala është në prag të largimit nga Juventusi.

Qëndrimi në stolin rezervë gjatë gjithë duelit kundër Parmës ka ndezur spekulimet për shitjen e Dybalas në ditët e fundit të merkatos së verës.

Por, largimi i tij nga Juventus është i lidhur me fatin e Neymarit në PSG.

Nëse braziliani largohet nga “Parc des Princes”, klubi i pasur francez mund ta transferojë Dybalan për 80 milionë euro por nuk përjashtohet edhe mundësia e huazimit me të drejtë blerjen e tij.