Ambasada e SHBA: Byroja Kombëtare e Hetimit, njesoj si FBI, do të hetojë korrupsionin në nivele të larta

Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë një shpjegim tjetër konkret për qytetarët shqiptarë se si do të funksionojë "e famshmja" Byro Kombëtare e Hetimit, përmenduar aq shumë nga politikanët shqiptarë kohët e fundit.

Ambasada sqaron në Fb: "Në videon e kaluar, mësuat mbi Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion dhe Anti-Krim i Organizuar (SPAK). Këtë javë do të flasim për Byronë Kombëtare të Hetimit, ose shkurt BKH.

Çfarë është BKH? Përse është e rëndësishme BKH? Shikoni këtë video për të mësuar se si BKH dhe Prokurorët e Posaçëm do të jenë në gjendje të hetojnë korrupsionin në nivelet më të larta."