ZYRTARE/ Flamurtari nuk ndalet në merkato, transferon edhe dy lojtarë të tjerë

Flamurtari ka bërë publike dy goditje më të fundit në merkato.

Bëhet fjalë për mesfushorin Kreshnik Nebihi, i cili është edhe djalë xhaxhai me Bajram Nebihin, të zyrtarizuar gjithashtu tek vlonjatët pak ditë më parë.

Mesfushori 22-vjeçar, përveç një eksperience tek ekip gjerman CfR Pforzhem në sezonin 2016-2017, pjesën tjetër të karrierës e ka kaluar në Kosovë, ku ka qenë pjesë e Hajvalisë, Gjilanit, Drenicës, e së fundmi Vushtrisë e Trepçës.

Gjithashtu, klubi kuqezi ka prezantuar edhe mbrojtësin argjentinas Sebastian Ariel Ibars. 28-vjeçari ishte zyrtarizuar ditë më parë si njoftim për Flamurtarin, por vetëm dje ka mbërritur në Shqipëri dhe është prezantuar me fanellën e vlonjatëve.