Dhunë bashkëshortes, arrestohet 41-vjeçari

Një 41-vjeçar në Librazhd është arrestuar për dhunë në familje. Sipas policisë, shtetasi A.R., banues në fshatin Hotolisht, ka ushtruar dhunë fizike dhe  psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, arrestuan në flagrancë shtetasin:

• A.R., 41 vjeç, banues në fshatin Hotolisht, Librazhd, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, duke shkelur edhe Urdhërin e Mbrojtjes të lëshuar nga Gjykata e Shkallës Parë Elbasan.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “Dhuna në familje”.