Zjarre të egërsuara pushtojnë Greqinë: Evakuohen turistët nga ishulli Samos

Qindra njerëz janë evakuuar nga hotelet dhe plazhet e Greqisë ndërkohë që zjarrfikësit janë duke luftuar me dhjetëra zjarre që kanë shpërthyer anekënd vendit.

Rreth 700 zjarrfikës janë hedhur në veprim në fundjavë pasi zjarret u përhapën me shpejtësi për shkak të erërave të forta dhe temperaturave të nxehta, thanë zyrtarët vendas.

Një nga zjarret më të egërsuar është ai në ishullin Samos, që ka detyruar autoritete të largojnë njerëzit nga disa hotele.

Të dielën, kreu i Mbrojtjes Civile të Greqisë paralajmëroi për një rrezik të lartë shpërthimi zjarresh përfshirë edhe rajonin jugor të Peloponezit dhe Kretën.

Zjarri në ishullin Samos gjatë fundjavës bëri që 1000 turistë dhe banorë të zonës të ikin nga plazhet në lindje të ishullit, njoftoi agjencia greke e lajmeve ANA.

Fotografitë e publikuara në rrjetet sociale tregojnë re të zeza tymi që janë kanë mbuluar ishullin ndërkohë që njerëzit kanë hipur nëpër anije. Zjarri është vënë nën kontroll të hënën, deri diku.

Dy persona janë arrestuar në Peloponez si shkaktarë të ndezjes së këtyre zjarreve, njoftoi Ekathimerini.

Në fillim të këtij muaji, zjarret përpinë dhe pyllin  e pishave të paprekur në ishullin Evia që u konsiderua një katastrofë e madhe ekologjike/SYRI.NET