Torasa dëmtohet para Teutës, ja formacioni i mundshëm i Tiranës

Agustin Torasa tremb Tiranën. E fundit stërvitje ka rezervuar surpriza të pakëndshme për bardheblutë. Argjentinasi është dëmtuar dhe zyrtarisht nuk do të jetë gati për Teutën dhe Vllazninë.

Pas kontrolleve mjekësore është konstatuar se ka pësuar tërheqje muskulore dhe rrjedhimisht rikuperimi do të kërkojë më shumë kohë. Në kësi kushtesh, mesfushorit i mbetet që të kthehet vetëm pas ndeshjeve të Kombëtares, pra pas 3 javësh. Një humbje realisht e madhe për kryeqytetasit, që 180 minutat e radhës do t’i luajnë pa 30- vjeçarin.

Ardian Memës, i vendosur para kësaj situate, i është dashur me urgjencë që të gjejë një zgjidhje edhe për formacionin. Kur dihet që llogaritë ishin bërë me numrin 15 në fushë, ka filluar që të mendojë për zëvendësuesin e tij. 

'Panorama Sport' ka publikuar formacionin e mundshëm të bardhebluve: