FOTO/ Shtëpia e ëndrrave dalin pamje nga apartamenti luksoz i Evi Reçit

 Këngëtarja e njohur shqiptare, Evi Reçi, këtë sezon ka qenë prezente në ekran pasi ka prezantuar emisionin ‘Vizioni i Pasdites’ në Vizion Plus.

Së fundmi, këngëtarja ka dhënë një intervistë për ‘My Living’ ku është pyetur nga Arjon Muça për jetën e saj private dhe profesionale.

Xhirimet e intervistës janë bërë në shtëpinë e Evit pamjet e së cilës kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Siç shihet, Evi ka një shtëpi mjaft moderne të areduar me shumë kujdes ku mbizotërojnë ngjyrat e tokës dhe pikturat e shumta në mure.

Siç ka treguar ajo për arkitekturën e shtëpisë është kujdesur babai i saj.

“Këndet i ka zgjedhur ai. Këndet i ka modifikuar, por ka dashur gjithmonë atë shijen e fshatit brenda shtëpisë së qytetit,” – tregon ajo.