Fierakët tapë në timon, 15 të arrestuar

Policia e Fierit thotë se gjatë javës që lamë pas janë arrestuar 15 drejtues automjetesh, nga të cilët 8 për drejtim të automjetit në gjendje të dehur dhe 7 për drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt pa leje drejtimi.

Po ashtu janë pezulluar 13 leje drejtimi nga të cilat 11 për përdorim të pijeve alkoolike dhe 2 për tejkalim shpejtësie tej normave të lejuara.

Janë vendosur 1468 masa administrative të cilat janë kryesisht për shkelje të rregullave që janë precedent për aksidente rrugore si parakalimet e gabuara, përdorimi i pijeve alkoolike, shpejtësi tej normave të lejuar, përdorimi i celularëve etj.

Policia i bën thirrje gjithë drejtuesve të automjeteve të respektojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit duke kufizuar shpejtësinë, shmangien e pijeve alkoolike si edhe iu bën thirrje prindërve të adoleshentëve që të mos ju japin makinën fëmijëve të tyre të cilët nuk janë të paisur me leje drejtimi.