Sarandë, operacion në kufi: Policia shqiptare kap 3 korrierët e drogës, Policia greke kap pritësin

Policia Kufitare e Qafë Botës dhe Policia e Sarandës në bashkëpunim me Policinë greke të Igumenicës kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar "Mavromati".

Si rezultat i operacionit u bë e mundur kapja në kufirin jeshil, në Qafë Botë, e dy shqiptarëve që po tentonin të trafikonin  në Greqi 3 kg kanabis

Po gjatë operacionit, policët shqiptarë zbuluan dhe kapën edhe një bashkëpunëtor në këtë trafik. Numri i të arrestuarve shkoi në tre dhe të tre ishin të rinj nga Konispoli:

N. Sh., 20 vjeç, banues në Shalës, Konispol; A. A., 21 vjeç, banues në Dishat, Konispol; A. S., 19 vjeç, banues në Shëndëlli, Konispol;

Në vijim të operacionit, Policia Kufitare e Qafë Botës mori informacion se një grek me makinën e tij ishte duke pritur afër pikës kufitare greke Mavromat për lëndën narkotike, që po sillej nga dy shqiptarët.

Si rrjedhim, ai u arrestua dhe u zbulua edhe një sasi tjetër lënde narkotike në banesën e shtetasit grek.